AIA NETWORK

OUR STORIES

Kriseida Omeri 
Durres
 

TELL US YOUR STORY:

OR WRITE TO US:

info@aianetwork.org

My name is Kriseida Omeri and I'm a Urban Planning student from Durres, Albania. I'm an art enthusiast, especially when it comes to photography. 

To me, it's not just about pressing a simple button, but so much more. It's about exposure, contrast, colours, composition, subject, idea, and being at the right place at the right time to capture the right thing, to document the right moment and giving emotions. 
I love experimenting with my camera and I can't say I'm excellent, but I love learning more and more about this form of art.

Aishejla Myshketa
Durres

Une jam Ajshela Myshketa. Pas 5 viteve studime ne Universitetin e New Yorkut ne Tirane, kam filluar te punoj ne biznesin familjar qe konsiston ne nje hotel buze detit ne qytetin e Durresit. 

Perballja drejtperdrejt me klientet dhe problematika te ndryshme me ka vene perpara pergjegjesise dhe mundohem gjithmon te jap zgjidhje sa me optimale per te lehtesuar ecurine dhe per te rritur kenaqesine tek qendrimi i klenteles sone.  Kam marre pjese ne workshopin e akseleratorit te inovacionit ne Durres. Ne kete workshop mora nje inspirim mbi faktin se biznesi familjar nuk duhet te mbesi lokal, ose thjesht me aq, por gjithmone te kem ambicje me shku pertej. Ajo qe me beri te mendoj eshte qe te krijoj nje rrjet hotelesh neper qytete te ndryshme dhe me vone ne rajon te Ballkanit e jo vetem ne Shqiperi.

 

Adela Vllamasi
Durres

 

Une jam Adela Vllamasi. Jam dipllomuar ne Masterin Qeverisje dhe Zhvillim territorial" prane Universitetit Zoja e Keshillit te Mire" ne bashkepunim me Universitetin e Studimeve te Palermos.  

Pjesemarrja ne Durres Innovation Accelerator pati nje domethenie te vecante per mua, pasi jam nje person teper i lidhur me innovacionin dhe te rene, pa te cilen nuk mund ta kuptoj zhvillimin njerezor. Per Durresin, ky event sjell nje vlere te shtuar ne perpjekjet e metejshme per zhvillimin e nje territori ende te ri dhe te pazbuluar per boten, me vlera te jashtezakondeshme ne kapital territorial dhe njerezor dhe me prespektive pozitive perpara. Ky akselerator na dha nje mundesi shume te mire per te ecur njekohesisht me trendin europian ne drejtimin metodologjik dhe per te na ndihmuar te integrojme te rene ne aktivitetet tona. Si durresake perfitova shume nga ky event dhe patjeter qe do te integroj konceptet e servirura atje per te kontribuar pozitivisht ne zhvillimin e qytetit tim

 

Lysiena Shazivari
Durres

 

Une jam Lisiena Shazivari, arkitekte, pjesëmarrëse në disa Konferenca Shkencore të Arkitekturës dhe Urbanistikës. 

Në mars 2015 se bashku me kolegun tim Hysen Cifliku fituam vendit e dytë për idenë e paraqitur në Konkursin Kombëtar Arkitektët e rinj për Zhvillimin Urban, me temë "Rivitalizimi i Tregut Bizantin dhe Termet Publike Durrës". Aktualisht po punoj per marrjen e gradës MSc. me temë sfiduese : "Rivitalizimi morfologjik i bregdetit Currila dhe Projektimi i Akuariumit Kombëtar".

Projekti synon të evidentojë në ansamblin e atraksioneve turistike të qytetit të Durrësit një pasuri të lënë disi në harresë, duke promovuar në këtë mënyrë turizmin e vlerave historike i cili është mjaft i kërkuar nga turistët e huaj .

Koncepti bazë konsiston në krijimin e një lëvizje të rrjedhshme dhe të pa ndërprerë, si në vetvete por dhe në lidhje me itinerarin logjik për turizmin historiko-kulturor. Duke i udhëzuar turistët të  vazhdojnë vizitën e rradhës në mënyrë intuitive e kronologjike .

Hysen Çifliku
 Durres

Une jam Hysen Çifliku, arkitekt ne Durres. E shoh Innovation Accelerator si një mundësi shumë të mirë për të fituar njohuri mbi metodologjitë e studiuara, dhe për zhvillimin e të menduarit ndryshe në mënyrë që të përmirësojë vizionin tim në lidhje me inovacionin . 

Duke marrë shkas nga tema e mendoj inovacionin si një element kyc në cdo fushë të jetës. Shpesh gjatë udhëtimit tonë kemi vepruar në mënyrë të pa vetëdijshme, por kemi sjellur një risi dhe rast pas rasti disa nga ne kanë krijuar modele të tyre të të sjellurit risi, modele që mbeten intuitive dhe jo të bazuar mbi një studim të mirefilltë. Tregu është i mbushur me shërbime dhe produkte, për të sjellur një shërbim apo produkt të ri ose për të rritur një produkt apo shërbim aktual është e nevojshmë të sjellim një ose disa risi që të diferencojnë shërbimin apo produktin tonë nga të tjerët. Pra përgjigja për këtë diferencim është risia (inovacioni) ky nocion i thjeshtë për t'u huazuar por i vështirë për t'u konkretizuar. 

TEL

+355 672027272

ADDRESS

Lagja nr 1

Sheshi Taulantia

2 Kullat perball Torres 

Kati 2

Durres, Albania

 

SUBSCRIBE:​

Subscribe for Updates

© 2017 by A.I.A